RRETH NESH

GRUPI MARINE ZODIAC ofron shërbim cilesor dhe profesional pronarëve të ndryshëm, pronarëve të jahteve, menaxherëve dhe tregtarëve që aktualisht po kryejnë veprimtaritë e tyre ne portet shqiptare.

Si një qendër trajnimi e çertifikuar ne ofrojmë të gjitha kurset e trajnimit stcw në përputhje me standardet më të larta.

Zodiac Marine Group

Jemi mësuar të dëgjojmë për jahte, udhëtimet fantastike apo fundjavat e mrekullueshme që mund të kalojmë në to.

Jemi mësuar të shetisim neper rrjetet sociale, të shikojmë foto dhe video të festave, pushimeve dhe eventeve fantastike që moshatarët tanë kalojnë në kohën e tyre të lirë.

Bazuar në shenjat e Zodiac që parashikojnë të ardhmen e ëndërrave tuaja, Zodiac Marine Group arrin tjua bëjë ëndërrat realitet.

Thjesht shprehni dëshirën për pushimet tuaja pranë nesh, dhe ne do jua mundësojmë në kohën e duhur.

Ke ditëlindjen? Deshiron të shpenzosh dhe tia kalosh bukur me shoqërinë, ndryshe nga vitet e kaluara…! Zodiac Marine Group ju fton të na vizitoni, më pas do te doni të qëndroni vetë.

Deshiron të bësh një ceremoni martesore, por jo sic je mësuar të shikosh gjithmonë.

Do doje nje organizim te bukur në perëndim, pse jo mbi ujë duke ndjerë flladin dhe aromën e detit, me një dekor fantastik ku urdhërat i jepni ju, dhe ne jemi në shërbimin tuaj.

Do donit pushime në fundjave, festa apo ture të ndryshme nëpër bregdet sipas shijeve tuaja, na zgjidhni ne dhe mos u shqetesoni per pjesen tjeter.

Shërbimi është i një klasi të lartë shoqëror dhe i sherben cdokujt që zgjedh Zodiac Marine Group.

Ushqimi dhe pijet, kafeja dhe deti, një peizazh përrallor që do mbetet gjate në mendjen tuaj, e për më tepër një staf i tërë që ofron perkujdesje speciale, që pushimet tuaja të mbeten të paharruara.

Vizito webin dhe rrjetet sociale,apo kontaktoni për më shumë informacion rreth nesh dhe ofertave tona. Ju mirpresim… Për ju, në shërbimin tuaj!